Tahiri: Vendi është nën sanksione, s`ka kuptim të votohen marrëveshjet ndërkombëtare - NACIONALE

Tahiri: Vendi është nën sanksione, s`ka kuptim të votohen marrëveshjet ndërkombëtare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se më nuk ka kuptim që kësaj mazhorance t`i bëhet kuorumi për të votuar ligje dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ai ka thënë se për shkak të veprimeve të qeverisë Kurti Kosova është në sanksione.

Sipas tij, vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje.

“Ju e dini që tash e një periudhë apo më mirë nga qershori i viti të kaluar GP i PDK nuk e voton as një marrëveshje ndërkombëtare. Nuk e ka votuar asnjë ligj në kuadër të Kuvendit me qëllimin e vetëm që të mos krijojmë kushte që të punohet me tutje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ju e shini që tashmë nuk ka kuptim që të ja bëjmë kuorumin dhe te votojmë marrëveshje ndërkombëtare kur vendi ynë është nën sanksione”, ka thënë Tahiri, raporton EO.

Lajme të ngjashme