Tahiri: Trumpi u quajt baba në samitin e NATO-s, por as Kosova e as Shqipëria nuk morën urim pas zgjedhjeve - NACIONALE

Tahiri: Trumpi u quajt baba në samitin e NATO-s, por as Kosova e as Shqipëria nuk morën urim pas zgjedhjeve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Edita Tahiri, ish-kryenegociatore dhe ish-zëvendëskryeministre e Kosovës ka komentuar Samitin e NATO-s në Hagë.

Ajo ka theksuar se Trumpi u quajte ‘Baba’ në Samitin e NATO-s në Hagë, por as Kosova as Shqipëria nuk morën urimin e Trumpit pas zgjedhjeve.

“Trumpi u quajte ‘BABA’ në Samitin e NATO-s në Hagë – por as Kosova as Shqipëria nuk morën urimin e Trumpit pas zgjedhjeve, sepse Kosova s’ka kryeministër, Shqipëria ka kryeministër por me zgjedhje të kontestuara.. ky realitet është alarmues për dyja shtetet, kur dihet se Amerika është aleati kryesor dhe shteti me i fuqishëm i cili pas sulmeve ndaj Iranit riktheu supremacine në botë”, ka shkruar Edita Tahiri.

Lajme të ngjashme