Tahiri thumbon Osmanin: Personalizimi i raporteve me ShBA-të, mentalitet tipik ballkanik - NACIONALE

Tahiri thumbon Osmanin: Personalizimi i raporteve me ShBA-të, mentalitet tipik ballkanik

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka thumbuar presidenten Vjosa Osmani, e cila po pretendon se është garanci e raporteve të Kosovës me ShBA-të.

Në profilin e saj në Facebook, Tahiri ka shkruar se personalizimi i marrëdhënieve me ShBA-të është mentalitet tipik ballkanik.

Ajo ka treguar se si i krijuan raportet speciale në mes të Kosovës dhe ShBA-së.

“Personalizimi i marredhenieve me SHBA-te eshte nje mentalitet tipik ballkanik - Aleancen Kosove-SHBA e krijoi fati i rende i Kosoves dhe vizioni jone i lidershipit pro-amerikan te cilit ia vendosem themelet ne vitin 1992 - Perkrahja amerikane per Kosoven eshte e palekundur qe nga Presidenti Klinton, e Presidenteve tjere deri te Presidenti Trump i cili sivjet me ligj perkrahu sovranitetin dhe integritetit territorial te Kosoves si dhe ndaloi ndryshimin e kufijeve ne Ballkan, si garanca ma e forte per shtetin e Kosoves ndaj iluzioneve hegjemoniste”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme