Tahiri: Shqipëria dhe Maqedonia të distancohen nga Ballkani i Hapur, është projekt ruso-serb - NACIONALE

Tahiri: Shqipëria dhe Maqedonia të distancohen nga Ballkani i Hapur, është projekt ruso-serb

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar marrëveshjen e djeshme të Serbisë me Rusinë.

Ajo ka bërë me dije se me këtë veprim, Serbia ka treguar se është me Rusinë e jo me Perëndimin.

Sipas saj, tani e kanë momentin që kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriu të distancohen nga iniciativa rajonale Ballkani i Hapur.

Me nënshkrimin e marrëveshjes me Rusinë dje, Serbia bëri të qartë se është me Rusinë dhe jo me perëndimin. Një hap i këtillë mund të coj që edhe Ballkani i Hapur të bëj një marrëveshje të tillë. Tani e kanë momentin Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë veriore të distancohen nga ky projekt hegjemon ruso-serb”, ka shkrua Tahiri në profilin e saj në “Facebook”.

Lajme të ngjashme