Tahiri përmend Thaçin: Nuk e gëzoi lirinë e Kosovës, vepra e tij jeton
Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së, ka mbajtur një fjalim në seancën solemne për nder të ditës së pavarësisë së Kosovës.
Në fjalën e tij, Tahiri ka kujtuar Hashim Thaçin, ish-kryeministër i Kosovës, që e lexoi deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Sipas Tahiri, Thaçi nuk e gëzoi lirinë.
“Ai që lexoi këto fjalë, nuk e gëzon lirinë e Kosovës, por vepra e tij jeton, prandaj sot jemi mbledhur që ta festojmë këtë vepër të tij historike”, ka thënë Tahiri.
Tutje, ai ka theksuar se Thaçi dhe të tjerët, që po gjykohen në Hagë, po bëjnë një betejë të madhe për ta pastruar emrin e UÇK-së.
“Thaçi, Kadri veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi e shumë të tjerë janë në betejën e madhe për drejtësi për ta pastruar emrin e UCK-së”, tha sot Tahiri.