Tahiri për Strategjinë e Sigurisë: Nuk është strategji, është dokument analitik
Edhe deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, foli sot në mbledhjen e Kuvendit për Strategjinë e Sigurisë së Kosovës.
Ai tha se Kryeministri Kurti në hyrje të këtij dokumenti nuk e ka asnjë fjali të vetme për synimin Strategjik të Kosovës për antarësim në NATO, ndonëse e cilësoi si dokument analitik.
Ai ndërkohë tha se që nga Presidentja e deri të partitë opozitare thonë se synimi strategjik është antarësimi në NATO, ndërkohë që në dokument sipas tij nuk përmendet synimi i qartë.
“Republika e Kosovës synon të jetë vend në paqe, i lirë, i sigurtë dhe i begatë me zhvillimin e qëndrueshëm ku mbizotëron sundimi i ligjit ruhetkultura, trashigimia dhe mjedisi duke u anagazhuar në mënyrë të përhershme për promovimin dhe kultivimin e fqinjësisë së mirë, e që askund nuk është fjala e objektivit dhe synimit strategjik të Kosovës për antarësim në NATO”, ka thënë Tahiri në Kuvend.