Tahiri për Kurtin që kërkoi kohë shtesë: Pse more burrë nuk ke folur me njerëzit, ke pasë kohë
Besnik Tahiri i Aleancës ka folur për kohën shtesë që e kërkoi Kurti për ta propozuar emrin e Kryetarit të Kuvendit. Tahiri ka thënë se Kurti ka pasur mjaftueshëm kohë, por që qëllimisht po e zvarritë procesin.
“Me datën 8 korrik janë çertifiku rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme, dhe sot kur është dashur që institucionet e Kosovës të konstituohet e të zgjidhet Kryetari i Kuvendit së bashku me kryesinë, del kryetari i Vetëvendosjes dhe thotë se na duhet ende kohë. Pse more burrë nuk ke folur me njerëzit. Aleanca i ka gjashtë kërkesa të cilat janë të njohura tash më.” – tha ndër të tjera ai.