Tahiri: PDK ka thirrë seancë të jashtëzakonshme për çmimin e rrymës
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se partia e tij ka thirrë senacë të jashtëzakonshme për çmimin e rrymës në vend.
Tahiri ka thënë se nuk ka temë më të rëndësishme se çmimi i rrrymës dhe seanca e parë e sesionit pranveror duhet të fillojë më këtë seancë të jashtëzakonshme.
“Sot filloi sesioni i ri pranveror parlamentar dhe ne si PDK me mbështetjen e 40 deputetëve kemi thirrur një seancë të jashtzakonshme për çmimin e energjisë elektrike në vend. Nuk ka temë me të rendësishme. Ju i dini shqetësimet e mëdha që kanë ngritur qytetarët. Ne sot kemi kanalizuar këtë kërkesë dhe sesionin pranveror do të fillojmë më këtë seancë dhe kemi propozuar rezolutë për uljen e çmimit të energjisë elektrike.” – ka thënë ai.
Kjo seancë do të mbahet të enjtën, teksa kujtojmë se PDK-ja kishte kritikuar Qeverinë Kurti për faturat e larta të energjisë elektrike.