Tahiri paralajmëron zhvillimet më të rëndësishme për javën e ardhshme
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka paralajmëruar javën e ardhshme si një javë shumë të rëndësishme për jetën parlamentare.
Tahiri në Facebook ka thënë se gjatë kësaj jave do të diskutohet për çështjen e energjisë, sigurisë, skema pensionale për 15 vjetshin, diasporës, fuqizimin e gruas, ligjin e pagave dhe dialogun.
“Java e ardhshme! Java në të cilën po hyjmë, për jetën parlamentare dhe për zhvillimet politike është shumë e rëndësishme”, ka shkruar Tahiri.
