Tahiri: Nga pajtimi i partive për një kandidat konsensual përfiton Kosova
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit.
Ajo ka bërë me dijet se duhet t`u jepet hapësirë partive politike që të gjejnë një kandidat konsensual.
Në profilin e tij në Facebook, Tahiri ka shkruar se nga pajtimi i partive për një kandidat përfiton Kosova.
“Vetefushate, vete-ofrim, lobizim nga shteti ame etj. per president - ne anen tjeter nje refuzim i dinjitetshem nga familja historike Jashari - mendoj t'i lihet hapesire pajtimit te partive kryesore per nje kandidat per president - sepse nga pajtimi politik fiton Kosova..ka nevoje se u lodh e bllokuar vjet”, ka shkruar Tahiri.