Tahiri: Kurti po ankohet në Radojçiqin, por ende s`ka treguar pse e la të lirë më 24 shtator në Banjskë? - NACIONALE

Tahiri: Kurti po ankohet në Radojçiqin, por ende s`ka treguar pse e la të lirë më 24 shtator në Banjskë?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili sot në një konferencë për medie është ankuar se Serbia dhe Milan Radoiçiqi po planifikojnë sulme të reja ndaj Kosovës.

Deputeti i PDK-së ka thënë se kryeministri duhet të tregojë se pse e ka lënë të lirë kriminelin serb më 24 shtatorë.

Tahiri ka bërë me dije se përmes dronit të institucioneve të sigurisë, Kurti ka përcjell në kohë reale lëvizjet e kriminelit Radojçiq.

“Albin Kurti vazhdon të ankohet për Radojçiqin, por ende nuk e ka sqaruar për publikun përse e la të lirë Radojçiqin më 24 shtator në Banjskë. Përmes dronit të institucioneve të sigurisë, kryeministri i ka përcjellur në kohë reale lëvizjet e Radojçiqit. Megjithatë, ai dhe banda e tij u lejuan të iknin dhe sot paraqesin rrezik serioz për sigurinë e Kosovës. Në një anë, Albin Kurti vazhdon të manipulojë me sentimentin patriotik, kurse në anën tjetër i lejoi korridor tërheqjeje Radojçiqit, pasi ishte koordinuar me të muaj më parë përmes shefes së grupit të tij parlamentar”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme