Tahiri: Kurti e do përmbysjen e shtetit, PDK-ja nuk do të dorëzohet - NACIONALE

Tahiri: Kurti e do përmbysjen e shtetit, PDK-ja nuk do të dorëzohet

2 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Arian Tahiri, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po bllokon funksionalizimin e institucioneve dhe po cenon rendin kushtetues.

“Po na po e shohim dhe besoj shumë që janë vetëdijësuar qytetarët e Republikës së Kosovës e më së shumti votuesit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes që Albin Kurtit nuk po i mjafton pushteti 100%. Ai e do përmbysjen e shtetit”, ka deklaruar Tahiri.

Ai tha se Kurti duhet ta konstituojë Kuvendin dhe të mundësojë zgjedhjen e presidentit.

“Pse nuk po vjen kuvend me funksionalizuar kuvendin, se presidenti që ka me u zgjedh ka me u zgjedh prej këtij kuvendi”, tha Tahiri.

Tahiri shtoi se PDK-ja dhe Aleanca do të vazhdojnë kundërshtimin politik ndaj Kurtit.

“Kur është në pyetje shteti i Kosovës nuk nënshtrohemi, nuk dorëzohemi”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme