Tahiri: Kryeministri e keqpërdori gatishmërinë e sindikatave - NACIONALE

Tahiri: Kryeministri e keqpërdori gatishmërinë e sindikatave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mos realizim të kërkesave të sindikatave për ta ndërpre grevën.

Në një konferencë për medie, ai ka thënë se shefi i ekzekutivit sot e keqpërdori gatishmërinë e përfaqësuesve të SBAShK-ut.

Për Grupin Parlamentar të AAK-së, takimi i sotëm i Kurtit me sindikatën ishte dashur të ofrojë zgjidhje dhe nesër të fillojë mësimi. Sot kryeministri e keqpërdori gatishmërinë e sindikatave duke mos ofruar zgjidhje dhe duke synuar tua tregoj vendin dhe t’i përçajë këto sindikata. Askujt sot nuk i intereson se si ka folur kryeministri brenda takimit, sot secilit prej nesh i intereson që nesër të fillojë mësimi, sot nuk u ofrua zgjidhje edhe njëherë u shtua arroganca e pushtetit dhe egoja e cila e karakterizon këtë qeveri”, ka thënë Tahiri.

Lajme të ngjashme