Tahiri kritikon projektligjin për KPM-në: Tendencë e Qeverisë për të kontrolluar mediat
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili sot u diskutuar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.
Ai ka vlerësuar se ky projektligj shihet si tendencë e Qeverisë për të kontrolluar mediat.
Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka përmendur të gjitha shqetësimet që ka lidhur me këtë projektligji.
“Kjo iniciativë, në dhjetor të vitit të ka kaluar në Qeveri, dhe se deri më tani kanë qenë disa reagime të organizatave profesionale duke përfshirë Këshillin e Mediave të Shkruara për adresimin e disa çështjeve të cilat kërkojnë përgjigje. Theksova se ky ligj ndryshon radikalisht mënyrën e rregullimit të mediave online, e i cili shihet si tendencë e Qeverisë për të kontrolluar mediat. Aty ka qenë diskursi i cili ka ardhur i shkruar nga Këshilli i Mediave të Shkruara, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe personave tjerë që e njohin këtë temë”, ka shkruar ai.
Më tej, ai ka treguar edhe pyetjet që ka shkruar në këtë komision.
“Çështje tjetër që ngrita në komision ishte se pse nuk duhet të funksionojnë këto organizata sipas Ligjit për Organizatat Joqeveritare, por duhet të kthehen në kompani të regjistruara si biznese? Në këtë aspekt, KPM-së po i japin edhe një detyrë shtesë, po rritin numrin e anëtarëve nga 7 në 11. Pse po ndodhë një gjë e tillë? Emrat e anëtarëve të KMP-së zgjedhën nga shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Sot është LVV-ja, nesër mund të jetë dikush tjetër dhe mandati i anëtarëve të KPM-së po u rritet. Prej një mandati trevjeçar dhe katërvjeçar tash po shkon në katërvjeçar me mundësi të rizgjedhjes. Është shumë të zgjidhen për tetë vjet në KPM. Kjo nuk duhet të ndodhë. Stërzgjatja e mandatit në udhëheqje korporative është gabim”, ka shkruar Tahiri.