Tahiri: Kosova po fle përballë krizës ekonomike, gjendja është alarmante
Besnik Tahiri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se shteti nuk po reagon ndaj krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve.
Sipas tij, situata është alarmante dhe kërkon veprim urgjent.
Ai thekson se vendet e rajonit dhe Evropa po ndërmarrin masa konkrete për të mbrojtur qytetarët dhe ekonominë.
Kosova, sipas tij, mbetet pas.
“Rajoni vepron, Evropa ndërhyn, Kosova pse po fle?”, shkroi Tahiri, duke kritikuar mungesën e reagimit institucional.
Ai përmendi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat kanë paralajmëruar ndërhyrje për çmimet dhe mbrojtjen e qytetarëve.
Tahiri theksoi edhe shembullin e Spanjës, e cila ka miratuar një paketë prej 5 miliardë eurosh për përballimin e krizës.
“Qeveria duhet urgjentisht të marrë masa konkrete”, deklaroi ai, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet.