Tahiri kërkon që opozita t`i shpallë “vijat e kuqe” për takimin Kurti-Vuçiq
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar nga opozita që t`i caktojnë “vijat e kuqe” për takimin e radhës Kurti-Vuçiq, cili do të mbahet të enjten.
Ajo ka bërë me dije se këto vija të kuqe duhet të jenë “Jo” kompetenca ekzekutive për Asociacionin, “Jo” nivel i trete i qeverisjes, “Po” zbatimit të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për themelimin e Asociacionit.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Kurti mund të dal më statut për Asociacionin në atë takim.
“Opozita duhet te shpalle 'vijat e kuqe' per takimin e radhes se dialogut te Brukselit, sic jane: JO kompetenca ekzekutive per asociacionin, JO nivel i trete i qeverisjes, PO zbatim te plote te vendimit te Gjykates Kushtetuese per statutin e asociacionit; te mos befasohemi qe Kurti te dal me statut ne ate takim, te cilen po e bene 'nen rrogoz'”, ka shkruar Tahiri.