Tahiri: Ka gjasë që Kosova në maj të anëtarësohet në Këshillin e Evropës - NACIONALE

Tahiri: Ka gjasë që Kosova në maj të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se ka gjasë që në muajin maj, Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Në Klan Kosova, ai ka deklaruar që është optimist që në prill raporti të “paketohet si pozitiv”, dhe më pas në maj, të votohet në Këshillin e Ministrave.

“Unë jam optimist që në prill, në qoftë se raporti paketohet si vlerësim pozitiv, që vota do të ketë në Asamble dhe pastaj në maj në Këshillin e Ministrave. Kosova ka gjasë.” – ka thënë ai.

Sipas Tahirit, Kosova ka një delegacion i cili ka përfaqësuar Kosovën dhe jo “flamujt politik”.

“Ndoshta është hera e parë që ky ka qenë një delegacion i cili për dy vjet e gjysmë kurrë nuk e kemi pasur një konflikt, kemi diskutuar, kemi pasur mosmarrëveshje, mirëpo kur kemi hy në këshill kemi përfaqësuar Kosovën dhe jo flamujt tanë politik. Kemi punuar shumë.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme