Tahiri: Jo zgjedhjet në Zvicër, por zgjedhjet në Kosovë janë e vetmja zgjidhje
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka komentuar raportimet e mediave zvicerane për përzierjen e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet e Zvicrës.
Ai ka vlerësuar se përkundër problemeve të mëdha që ka në Kosovë, kryeministri Kurti po gjen kohë të merret në zgjedhjet në Zvicër.
Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se në Kosovë duhet të mbahen zgjedhjet sa më shpejt.
“Përderisa po ballafaqohemi me ikjen masive të qytetarëve tanë nga Kosova, kryeministri Kurti si i papërgjegjshëm që është, gjen kohë për t’u marrë me zgjedhjet në Zvicër. Jo zgjedhjet në Zvicër por zgjedhjet në Kosovë janë e vetmja zgjidhje”, ka shkruar Tahiri.