Tahiri i vlerëson si "të degraduara" institucionet e sigurisë pas arratisjes së tre personave së fundi
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, beson se institucionet e sigurisë në Kosovë janë “degraduar” dhe “në mjerim” pas arratisjes së tre personave nga burgu dhe dënimet e tyre; referuar Enver Sekiraqës, Faton Hajrizi dhe vetëm sot edhe Marko Roshiq.
“Vetëm brenda një periudhe të shkurtër ndodhën tri arratisje të personave të dënuar për vrasje të rënda. Këto ngjarje e rikonfirmojnë degradimin dhe mjerimin e madh të institucioneve të sigurisë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.