Tahiri i reagon sërish Haxhiut për mostrat e Deharit: E vërteta do të zbardhet - NACIONALE

Tahiri i reagon sërish Haxhiut për mostrat e Deharit: E vërteta do të zbardhet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri ka reaguar sërish në lidhje me zhdukjen e mostrave të aktivistit të VV-së Astrit Dehari.

Tahiri ka përsëritur pyetjet: “Kush i vodhi mostrat e rastit Dehari?, Ku qëndruan ato për një vit e gjysmë? Për çka shërbyen ato mostra jashtë Institutit? A pati ndërhyrje në mostra në kohën sa ishin jashtë Institutit? Kush i ktheu ato? Pse nuk pranuat ta votoni komisionin hetimor parlamentar për zhdukjen e këtyre mostrave?”

Krejt kjo pasi ministrja e Drejtësisë shkroi për pyetjet e Tahirit, por pa u përgjigjur në pyetjet e tij.

E plotë:

Pushteti paska pasur guximin të flas, por jo të përgjigjet në pyetjet që i kam shtruar. E vërteta e zhdukjes së mostrave të rastit Dehari do të zbardhet. Prandaj, sërish po kërkoj përgjigje në pyetjet që i kam shtruar dje edhe sot:

Kush i vodhi mostrat e rastit Dehari?

Ku qëndruan ato për një vit e gjysmë?

Për çka shërbyen ato mostra jashtë Institutit?

A pati ndërhyrje në mostra në kohën sa ishin jashtë Institutit?

Kush i ktheu ato?

Pse nuk pranuat ta votoni komisionin hetimor parlamentar për zhdukjen e këtyre mostrave?

Lajme të ngjashme