Tahiri i përgjigjet ashpër Kurtit: Falë fusnotës u hap rruga e Kosovës drejt BE-së, ti e izolove Kosovën - NACIONALE

Tahiri i përgjigjet ashpër Kurtit: Falë fusnotës u hap rruga e Kosovës drejt BE-së, ti e izolove Kosovën

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, i ka reaguar kryeministrin Albin Kurti, i cili dje përmendur Marrëveshjen e Fusnotës, e cila është arritur para një dekade në Bruksel.

Tahiri ka bërë me dije se Kosova ka hyr në rrugën zyrtare të integrimit në BE falë Marrëveshjes së Fusnotës.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se në këtë mënyrë Kosova nuk u la e izoluar, duke e akuzuar shefin e qeverisë së tani e ka izolua Kosovën.

“Nje porosi per Albin Kurtin: Kosova hyri ne rrugen zyrtare per integrimin ne BE fale fusnotes dhe fale lidershipit tone qe nuk e lame Kosoven te izoluar, ndersa ti e ke lene Kosoven te izoluar madje as ne Keshillin e Evropes nuk arrite ta antaresosh, ndersa ne lidershipi i asaj kohe e afruam te dera, ti e la Kosoven te dera qe sa vite.. Madje dje i kerkove Marta Kos-t statusin e kandidatit per Kosoven ne BE, por nuk i tregove popullit se kjo kerkese behet vec pse kemi fusnote. Po ashtu nuk i tregove popullit se fusnota shkrihet kur e njohin Kosoven pese vendet e BE-se qe ende nuk e njohin, ashtu sic kam deklaruar une si kryenegociatore kur u arrijte kjo marreveshje ne Dialogun e Brukselit”, ka shkruar ajo, duke ia përmendur Kurtit dështimet në politiken e jashtme.

“Sa vjet je ne pushtet asnje njohje nga keto pese vende nuk ia solle Kosoves. A je pyetur ndonjehere pse kaq e dobet dhe e paafte ishte diplomacia nen qeverisjen tende? Per te gjithe qytetaret qe jane te interesuar me shume ne kete teme dhe gjithe temat e Dialogut te Brukselit se shpejti do te kene rastin ta lexojne librin tim per Dialogun e Brukselit 2011-2017, te bazuar ne fakte e argumente duke qene se i gjithe procesi negociator mes Kosoves dhe Serbise jane ne liber dhe te gjitha marreveshjet...”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme