Tahiri i PDK-së për masat ndëshkuese të BE-së: E dëmtojnë raportin tonë, gjendja është e mjerueshme
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit që ishte paraparë të mbahet nga ora 12:00.
Tahiri ka thënë se moscaktimi i seancës së re tregon që pushteti ka edhe teleashe të brendshme.
Më tej, ai ka thënë se PDK është e shqetësuar që Qeveria Kurti e ka mbajtur të fshehur që BE-ja ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës.
“Shpreh shqetësimin e thellë që Qeveria tentoi ta mbajë të fshehur që masat e BE-së kanë hyrë në fuqi. Qeveria Kurti nuk flitet për progres por kemi hyrë në një fazë të zhvillimeve shqetësues. Masat e tilla e dëmtojnë raportin tonë me secilin vend veç e veç në BE. Ju e patë që edhe sot ky dështim, që nuk e meriton gjithçka ka stagnuar dhe mendoj se jemi në një gjendje të mjerueshme nga kjo qeverisje. Sot nuk u arrit që të caktohet seanca sepse kjo mazhornac ka telashe edhe të brendshme.” – ka thënë ai, raporton EO.
Tutje, ai ka folur edhe për mbledhjen që do të mbajë PDK-ja, ku tha se do të marrin “vendim të qartë”.
“Sot me do ta kemi një takim të rëndësishëm që do të marrim një vendim të qartë sa i përket vendit tonë.” – ka thënë ai.
