Tahiri i AAK-së: Ndalja e pagave për grevistët është hakmarrje politike
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se mosprocesimi i pagave ndaj sindikalistëve është hakmarrje politike.
Tahiri ka thënë se ministri Hekuran Murati, ka bërë presion politik vazhdimisht ndaj tyre.
“Presioni politik jo vetëm pesë javë, ka filluar nga dita e parë, vazhdon me ndalimin e pagave, këtë çështje do ta trajtojmë në interpelancë, është hakmarrje politike ndaj një kërkese që buron nga një organizim sindikal”, ka thënë ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Tahiri ka theksuar se seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, një nga pikat e diskutimit është interpelanca ndaj Hekuran Muratit për ndaljen e pagave ndaj grevistëve.
