Elvis Hoxha e Ramabaja çelën institute pas ardhjes së Kurtit në pushtet: Çka kanë bërë deri tash? - NACIONALE

Elvis Hoxha e Ramabaja çelën institute pas ardhjes së Kurtit në pushtet: Çka kanë bërë deri tash?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vetëvendosje ka shtënë në dorë më shumë pushtet se çdo parti tjetër në historinë politike të Kosovës së pasluftës. Por, disa prej figurave të saj duket se po provojnë t’i kontribuojnë vendit në një mënyrë tjetër: duke hapur institute. Për çka saktë bëhet fjalë?

Historiani ‘i preferuar’ i pushtetit, Shkodran Imeraj, po ai që është takuar disa herë me kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe që kërkoi arrestimin e Rrahman Jasharajt, tashmë është emëruar Bashkëpunëtor i lartë shkencor në Institutin e Historisë.

Në këtë formë, ai duket se ka lënë degën e zhurmshme të lidhjes së historianëve të Deçanit, ndoshta duke provuar që ta bëjë më të zhurmshëm institutin tonë.

Çështja e Manastirit të Deçanit vazhdon të mbetet një ‘mollë sherri’ që ndan Qeverinë e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare. Së fundi, Manastiri i Deçanit është futur në mesin e shtatë vendeve më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore në Evropë nga organizata prestigjioze Europa Nostra dhe kjo ka pezmatuar të gjitha institucionet që drejtohen nga Vetëvendosje. Në frontin përballë Europa Nostras kishim vetëm Qeverinë dhe Lidhjen e Historianëve të Deçanit. Por, tash e tutje mund të kemi edhe Institutin e Historisë në Prishtinë.

Instituti i Elvis Hoxhës

Fjala institut në Gjuhën Shqipe definohet si vijon: “Shkollë e lartë që përgatit specialistë për një a për disa degë të ekonomisë e të kulturës, të shkencës e të teknikës; qendër për kërkime e studime shkencore në një fushë të caktuar, me disa sektorë, me laboratorë etj.”

Më 3 shkurt 2020, Albin Kurti do të ‘ngjitej’ në pushtet për herë të parë në një koalicion me LDK-në që s’do të zgjaste shumë.

Një ndër aktivistët më të dalluar të Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, disa ditë më vonë do të hapte “Institutin Politik të Studimeve Humane”.

Ky Institut nuk ka ndonjë faqe të Internetit ku prezanton veten, megjithatë ka një faqe në Facebook.

Edhe në vetë qëllimet e deklaruara, Instituti i z. Hoxha është thellësisht politik megjithëse deri në atë kohë, të paktën deri më 19 shkurt, nuk ishte i definuar si i majtë apo i djathtë.

“Tani për tani, mund të themi se ky përfytyrim politik (i Institutit) nuk organizohet sipas ndonjë ndarjeje e majtë/e djathtë, por në drejtim të kërkesës për përcaktueshmëri të lartë të mendimit në politicitet.” – thoshte ai.

Hoxha më pas do të emërohej këshilltar politik i kryeministrit Kurti në Qeverinë Kurti I, por punën në institut do ta vazhdonte. Pjesë të Intro-s së tij në llogarinë në Facebook ai vazhdon ta ketë reklamën që i bën Institutit të hapur prej tij.

Pjesë e punës në këtë institut besohet të jetë edhe aktivisti tjetër, Hysamedin Feraj, i cili shihet në njërën prej ngjarjeve të organizuar në mars të vitit 2020.

Duhet theksuar se z. Hoxha është një përkthyes i shquar i

Instituti i Sadri Ramabajës

Deri tash, Sadri Ramabaja nuk ka qenë asnjëherë këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Por, megjithatë ai shërben si një prej analistëve më të zëshëm në mbrojtje të qëndrimeve të Vetëvendosjes nëpër ekranet televizive kosovare.

Megjithatë, veprimtaria e tij publike nuk përmbyllet këtu.

Ramabaja ka një Institut me qëllime më ambicioze se Instituti i Elvis Hoxhës: quhet “Instituti shqiptar për Gjeopolitikë” dhe ka uebfaqe në Internet.

Ky Institut është themeluar në vitin 2021 dhe thotë se ka selinë në Prishtinë. Po ashtu, Instituti pretendon se është themeluar nga një grup intelektualësh shqiptarë, por megjithatë ne nuk arritëm të gjenim ndonjë emër tjetër përveç atij të Sadri Ramabajës.

Në pjesën ku tregohet për bashkëpunëtorët, nuk jepet asnjë emër i bashkëpunëtorëve por thjesht thuhet si vijon:

“Në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më kompleks të proceseve politike e ekonomike të globalizuar, ndryshimeve globale politike, ekologjike dhe socio-kulturore, të cilat në të njëjtën kohë përmbajnë mundësi të mëdha, por edhe rreziqe, vendimmarrësit në lëmin institucional të politikës dhe ekonomisë (ndërmarrësi), tani janë më shumë se kurrë të varur nga këshillat e shumta të ekspertëve të kualifikuar, të cilët nuk janë vetëm propozime të thjeshta për çështje ditore, por ofron orientime konkrete me karakter afatgjatë e strategjik dhe mbështesin zgjidhje holistike.”

Po, po, por cilët janë ekspertët përveç Ramabajës?

Në një postim të bërë para dy ditësh, Sadri Ramabaja pretendonte se portali Gjeopolitika kishte botuar edhe një shkrim nga Ditmir Bushati – ish ministër i Jashtëm i Shqipërisë mbi zgjedhjet në Itali. Por, ky shkrim në fakt ishte botuar së pari në Tiranë dhe ishta marrë me formulën “copy-paste” nga z. Ramabaja.

Megjithatë, ky Institut duket se ka tendenca të ulë ambiciet e saj. Së fundi, Ramabaja i është referuar edhe si portal dhe aty janë botuar edhe lajme të tipit “Qeveria Letoneze shpall gjendjen e jashtëzakonshme”; “Komisioni Evropian propozon paketën e tetë të sanksioneve kundër Rusisë” etj.

A do të ndihmojnë këto institute punën e Qeverisë Kurti për muajt dhe vitet e ardhshme? Një gjë e tillë mbetet për t’u parë por megjithatë duket mjaft e vështirë.

Lajme të ngjashme