Tahiri i AAK-së: Kurti po rrezikon destabilizimin e Kosovës - po çon ujë në mulli të Putinit - NACIONALE

Tahiri i AAK-së: Kurti po rrezikon destabilizimin e Kosovës - po çon ujë në mulli të Putinit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në emisionin “Këndi i Debatit” në TëVë1, në lidhje me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, a krahasoi kryeministrin Kurti me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Tahiri tha se me ndalimin e pagave për mësimdhënësit, Qeveria ka bërë një diskriminim të cilin e quajti edhe kundër ligjit.

Veç kësaj, sipas Tahirit, Kurti me këtë vëprim po rrezikon destabilizimin e Kosovës e madje edhe të rajonit.

“Veprimi i tillë çon ujë në mulli të Putinit. Vetëm Putini don destabilizim të Ballkanit Perëndimor dhe ky është një destabilizim të cilin z.Kurti ose është duke e bërë me qëllim ose nuk ka asnjë aftësi për të menaxhuar me shtetin”, ka thënë Tahiri.

“Këtu kemi të bëjmë me një diskriminim kolektiv përderisa përgjegjësia është individuale, e personit a shkon apo nuk shkon në punë. Ky vendim është kundërligjor, bie ndesh me ligjin. Nuk është hera e parë dhe në anën tjetër është kundër çdo logjike ekonomike dhe sociale”, shtoi Tahiri.

Lajme të ngjashme