Tahiri e pret në drekë lamtumirëse Szunyog: U angazhua në mbështetje të Kosovës drejt integrimit në BE - NACIONALE

Tahiri e pret në drekë lamtumirëse Szunyog: U angazhua në mbështetje të Kosovës drejt integrimit në BE

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri përmes një dreke lamtumirëse ka falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer, shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Tomas Szunyog.

Tahiri përmes një postimit në Facebook, ka njoftuar se në emër të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i ka dhënë Szunyogut medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, si vlerësim për angazhimin e tij në mbështetje të Kosovës drejt integrimit në BE.

Në një drekë lamtumirëse prita shefin e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Ambasadorin Tomas Szunyog, të cilin e falenderova për bashkëpunimin e shkelqyeshëm. Në emër të kryetarit Ramush Haradinaj, prezantova medaljen, “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, si vlerësim për angazhimin e tij në mbështetje të Kosovës drej integrimit në BE.” – ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme