Tahiri: Bashkimi LDK-së me UÇK-në në Rambuje bëri të mundur kthesën e madhe, krijuam dy shtete shqiptare
Edita Tahiri, ish-anëtare e delegacionit të Kosovës në Konferencën e Ramujesë, ka vlerësuar lartë unitetin e faktorit politik shqiptar që kishte arritur në atë kohë.
Ajo ka bërë me dije se bashkimi i LDK-së me UÇK-në në këtë konferencë kishte bërë pranimin e kësaj marrëveshje, e cila solli intervenimin e NATO-s.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se ky veprim bëri të mundur kthesën e madhe.
“Bashkimi LDK-UCK e beri te mundur pranimin e Marreveshjes se Rambujese - beme kthese ne historine e Kosoves, fquqizuam gjeopolitiken kombetare, i beme dy shtete shqiptare”, ka shkruar Tahiri.