Tahiri: Albin Kurti e ka kompleks lidershipin dhe rëndësinë e Hashim Thaçit në politikë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi është një nga figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar.
Në një deklaratë në Rubikon, ai u shpreh se Albin Kurti duhet të pajtohet me të gjitha këto.
“Ka qenë lider që e ka transformuar situatën që e kemi sot të shqiptarëve në Ballkan, përkatësisht kosovarëve. Edhe liria, edhe shteti edhe të gjitha këto. Pra, Albini duhet me u pajtu me të gjitha këto, me këtë realitet që nuk mundet me u krahasu me Hashim Thaçin, as në liri, as në rezultate e as në aspekte tjera.
Nuk mendoj që duhet me mbërri me e pa rival, sepse është shumë më lart dhe i pakrahasueshëm. Ata mendoj se do të lirohen dhe do t’i presim të gjithë. Ka pasur mbështetje gjithëpopullore në vazhdimësi.
Nuk e di këtë pjesë qysh e ka ndi, por mendoj që i kish pas hije edhe atij me ardhë në protestë.Mendoj se i kish bë nder vetës. Ne secilin shqiptar, se nuk ka qenë protestë e PDK-së, secili ka qenë i mirëseardhur.
Mendoj që është marrë për të që nuk e mbështet. Nuk e di çka e pengon, por po e ripërsëriti është i pakrahasueshëm. Nuk mundet ai me u bë Hashim Thaçi. Nuk e di a synon, mendoj që e ka kompleks lidershipin edhe rëndësinë e Hashim Thaçit në politikë, por mendoj që ai duhet me u krenu që është pjesë e kësaj epoke që e përjetojmë transformimin, dhe është gjallë lidershipi që e ka bërë pjesën më të rëndësishme të vendit” – ka thënë ai.