Tahiri: 80 mijë zyrtarë publik janë peng i një qeverie qe nuk merr asnjë veprim - NACIONALE

Tahiri: 80 mijë zyrtarë publik janë peng i një qeverie qe nuk merr asnjë veprim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlament të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë për mungesë të veprimeve në këtë kohë të krizës.

Në një konferencë për media, deputeti i AAK-së ka kërkuar dy interpelanca në Kuvendin për këtë çështje.

Ai ka thënë 80 mijë zyrtarë publik janë peng i një qeverisë, e cila nuk po e miraton projektligjin për paga.

Si grup i kemi ngrit dy interplenanca. Një për ministrin Hekuran Murati për ligjin e pagave për sektorin publik. Siç jeni në dijeni në mungesë të këtij ligji zhagitet tash e një vit e gjysmë dhe tri herë i tejkalon afatet e përcaktuara legjislative. 80 mijë zyrtarë publik janë peng i një qeverie qe nuk merr asnjë veprim. Pra interpelanca lidhet drejtpërdrejtë me faktin se ky ligj nuk ka ardhur në kuvend dhe për këtë fakt te policia i janë marrë këtij sektori 15 milionë euro, te shëndetësia 25 milionë euro”, ka thënë Tahiri.

Ai ka treguar se interpelanca e dytë ka të bëjë me ligjin për administratën shtetërorë.

Interpelanca e dytë ka të bëjë me administratën shtetërore. E kemi ftuar ministrin Xhelal Sveçla sa i përket zyrtareve publike. Sipas aktvendimit të publikuar në korrik më 2020, është dashur qe ky ligj te amandamentohet”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të ngjashme