S’zuri vend në mesin e 57 ulësve të VV-së në Kuvend, ndaj Sallahu preferon mosrikthim te kutitë e votimit
Ish-zëvendës ministri i Drejtësisë, që nuk arriti të marrë besimin qytetar për deputet të legjislaturës së dhjetë ndonëse partia – Vetëvendosje – së cilës i përket i mori hiç më pak se 487 mijë vota, apo plot 57 deputetë, ‘masakroi’ në një status në Facebook jo vetëm gjuhën juridike, por edhe vetë logjikën kushtetuese të Republikës ku, ndër të tjera, sipas tij, "në mënyrë që të parandalohet papërgjegjësia e deputetëve me mospjesëmarrje dhe mosvotim në seancë plenare, duke cenuar aktgjykimet mëhershme lidhur me obligimin e tyre në votim, atëherë posa të fillojë procedura e zgjedhjes së Presidentit, procesi i zgjedhjes së Presidentit duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, me kërkesën për masë të përkohshme në mënyrë që afati për zgjedhjen e Presidentit të vendit të Pezullohet!"