Szunyog: Kritikat e Qeverisë ndaj prokurorëve duhet të ndalen - NACIONALE

Szunyog: Kritikat e Qeverisë ndaj prokurorëve duhet të ndalen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomáš Szunyog, ka lavdëruar punën e prokuroreve të Kosovës.

Në konferencën vjetore të prokurorëve, ai ka përmendur edhe kritikat e vazhdueshme të ekzekutivit ndaj sistemit të drejtësisë.

Ai ka bërë me dije se kritikat e Qeverisë ndaj këtij sektori duhet të ndalen.

Kohëve të fundit fatkeqësisht kam vënë re deklarata nga pushteti duke kritikuar punën tuaj. Kam reaguar në këtë, kjo duhet të ndalohet. Dua ta përmend çështjen e kryeprokurorit te shtetit, kjo zgjidhje e përkohshme nuk duhet të zgjatet sepse ka ndikim negativ”, ka theksuar Szunyog.

Lajme të ngjashme