Syla rrëfen ngjarje personale me Myftiun Tërnava: Për Ramazan sillen si reperat "Jay Z"
Analisti i politikës, Valon Syla ka reaguar pas pamjeve ku iu dhurua një veturë e tipit “Mercedes” një hoxhës nga Prizreni dhe i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.
Syla ka thënë se Tërnava është marakli i kerreve dhe ka treguar një ngjarje personale të vitit 1984.
Ai ka thënë hoxhollarët po sillen si “Mulla Mercedsa” në muajin e Ramazanit në vend se të reflektonin për modesti.
“Sot e shoh Kryemyftiun Naim Tërrnava që endet mbetet një marakli i kerreve... blen vetura për vajzën e tij superluksoze, për djemt e tij, madje ju hapë firma me shit kerre, dhe tash së fundmi shpalos 'Mulla Mercedesa' në muajt e shejtë të Ramazanit, që në vend të reflektohet me modesti, ata sillen si reperat Jay-Z, e protagonistat me terapi si 'Vali Corleone'...” – ka shkruar Syla.
Më tej, ai ka pyetur se “a janë hoxhallarë këta, apo njerëz të shoëbizit?”, teksa ka thënë se Tërnava asnjëherë nuk ka shpalosur të hyrat financiare të BIK-ut.
“Këtë e bënë Tërrnava, pa i shpalosur kurrë Finacat e BIK'ut, nga të cilët ofertat për haxhillëk, janë më të shtrejta për myslimanët e Kosovës, se për ata shqiptarë myslimanë nga Shqipëria, Maqedonia, apo të tjerë nga rajoni si Novi Pazari, Bosnja e Mali i Zi? Ku pi merr paret O Mulla Limuzinë Tërrnava, që kurrë nuk raportove për financat tua, e as BIK'ut?”
“Më poshtë e shihni këtë Jay-Z'inë tonë prej imami qysh me familje e me hoxhallarë ka marak me i pajisë me kerre, edhe atë luksoze.Çfarë shembulli fetar është ky muajin e mëshirshëm dhe modest të Ramazanit. Por me gjasë hoxhallarët i ka rrokë puberteti i dytë, apo kriza e moshës së mesme që ende egot e tyre dhe apelin seksual kqyrin me shëru me kerre të shtrejta.” – ka shkruar ndër të tjera Syla.
Shkrimi i tij:
