Syla: Po i vjen era zgjedhje të reja
Gazetari Valon Syla ka paralajmëruar zgjedhje të reja parlamentare në Kosovë.
Në debatin “Pressing” të T7, Syla ka thënë se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja, për ta rikthyer Listën Serbe dhe për ta formuar Asociacionin.
“Një prej motiveve kryesore është se institucionet në veri nuk janë të formuara si duhet dhe për ta kthyer Listën Serbe duhet zgjedhje të reja. Albini po shukatet por Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca po thonë më shumë. Këta po thirren në gjuhë diplomatike dhe tone patetike nacionaliste se në mënyrë ligjore nuk mund të hyjnë serbët në institucione në veri na një palë zgjedhje. Këtu po vjen era se kjo qeveri, që nuk njihet për asnjë punë, tani po kërkon ta kryejë Asociacionin në kombinim me parti tjera dhe Listën Serbe”, përfundoi Syla.
