Syla: Më shkoi mendja ku është Prindoni - a thu a është në nivel të detyrës? - NACIONALE

Syla: Më shkoi mendja ku është Prindoni - a thu a është në nivel të detyrës?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Valon Syla, duke komentuar raportimet e Nacionales dhe Expressit lidhur me kërcënimet që u janë bërë liderëve të dy partive më të mëdha opozitare, në një postim të tij në Facebook ka ironizuar duke pyetur se ku ndodhet Prindon Sadriu në këto momente.

“Përnime nuk është mirë me bo hajgare me këto sene... por bash më shkoi mendja ku është Prindoni. A thu a është në nivel të detyrës?” – shkroi Syla.

Kujtojmë që Nacionale ka mësuar edhe disa detaje të reja për zhvillimin më të rëndësishëm të kësaj mbrëmje. Përveç deputetëve të LDK’së, në listë për ekzekutim kanë qenë edhe kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi dhe deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu.

Lajme të ngjashme