Syla: Kurtin s’pi dalin as votat e Nismës, po lyp ndihmë nga PDK-ja, i ka humb numrat dhe siguria
Gazetari Valon Syla ka komentuar letrën e Kurtit drejtuar PDK-së për takim gjatë ditës së nesërme në lidhje me zhbllokimin e situatës në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Syla ka thënë se Kurtit tashmë s’po i mjaftojnë votat e Nismas, por po kërkon ndihmë te PDK-ja, çka tregon sipas tij se liderit të VV-së, i kanë humbur numrat dhe siguria poashtu.
E plotë:
Albin Kurtit, spi dalin as votat e Nismas, as fleksibiliteti i AAK'së per ndryshim të kandidatit për Kryeparlamentar... tash po lyp ndihmë te PDK?
Pash jetën?
Kjo tregon se po tutet me bo Kryeparlamentarin, se lere mo Qeverinë. I ka humb numrat dhe siguria. Ku mbet vetëbesimi i babës të 500 mijë zemrave.