Syla ironizon: Kurti do me shku në Bruksel krejt deshë e dathë - NACIONALE

Syla ironizon: Kurti do me shku në Bruksel krejt deshë e dathë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Valon Syla, analist, pak minuta pas mesnatës ka zgjedhur të komentojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Në ora 00:08, z. Syla ka ngritur një paralele interesante në mes kryeministrit Albin Kurti dhe Hashim Thaçit, ish-presidentit të Kosovë.

Ai ka kujtuar çfarë z. Thaçi i kishte thënë vite më parë z. Kurtit, në lidhje me negociatat në Uashington.

“Hashim Thaci ja bojke Albinit merri nja 2 a 3 këmisha me veti e hajde në negociata... po ju kanë gjujt tash krejt Amerika VV'së me aleat...” – shkroi ai.

Tutje, Syla ka bërë edhe pak shaka.

“Do me shku Albini në Bruksel krejt deshë e dathë.

Armiku nuk flen.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme