Syla i Klan Kosovës: Është njëfarë situate si në luftë, po tutemi - NACIONALE

Syla i Klan Kosovës: Është njëfarë situate si në luftë, po tutemi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla, ka thënë se po kanë frikë nga mbyllja e televizionit, në ditën kur është protestuar nga gazetaret në mbrojtje të mediumit në fjalë.

Syla për Frontal në T7, tha se po ndihen paksa të friëksuar si në kohën e luftës në Kosovë.

Nganjëherë po më kapin do të dridhura – që thonë – kur njerëzit po na ofrojnë mbështetje. Është njëfarë situate si dikur kah lufta qatëherë kur u tutshe kahpak diçka, e ke pasë qatfarë ndjesie, por e nijshe Bill Clintonin atje tu folë, Jacques Chiracun e kë tjetër që ‘na kemi me intervenu, na kemi me shpëtu, ne s’kemi me lanë…’, pak a shumë njëfarë qesi ndjesie është”, tha Syla.

E ke njëfarë tute, por kur ke mbështetje këndej thu kadale bre se mirë, ka me u ba mirë. E unë besoj fuqishëm që ka me u ba mirë”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme