Syla: E di që mediat ju bëjnë nervoz, por është brengosëse kur pushteti i linçon ato publikisht - NACIONALE

Syla: E di që mediat ju bëjnë nervoz, por është brengosëse kur pushteti i linçon ato publikisht

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari, Valon Syla, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar rreth mediave në Kosovë dhe qasjen e qeverisë karshi tyre.

Syla thotë se media shpesh i bëjnë nervoz opinionin, pasi kështu ndodhë në të gjithë botën, por sipas tij, është për tu brengosur qasje e pushtetit ndaj mediave.

E di që mediat shpesh ju bëjnë nervoz, por ashtu ndodhë në krejt botën... sidomos në ato shtete ku ka tendenca autokratike.Por kur njerzit e Qeverisë dhe të afërt me pushtetin, linçojnë publikisht mediat pothuajse çdo ditë, kjo është brengosëse...”, ka shkruar Syla.

Sipas tij, sa më shpejt që largohet kjo praktikë do të jetë më mirë për vetë pushtetin.

“Sa ma shpejt e hiqni këtë ves, aq më mirë për ju, për vendin, dhe lirinë e shprehjes që e kemi të garantuar me Kushtetutë, edhe ashtu. Pushoni se jeni bo bajat”, - mendon Valon Syla.

Lajme të ngjashme