Sveçla themelon grup punues për krijimin e Xhandarmërisë së Kosovës: "Për ruajtjen e kufinjve" - NACIONALE

Sveçla themelon grup punues për krijimin e Xhandarmërisë së Kosovës: "Për ruajtjen e kufinjve"

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për themelimin e një grupi punues për krijim të Xhandarmërisë së Kosovës.

Ai tha se xhandarmëria do të jetë në funksion të ruajtjes së kufijve, integritetit territorial dhe sovranitetit.

Postimi i plotë:

Xhandarmëria e Republikës së Kosovës po bëhet.

Si Ministër i Punëve të Brendshme sot kam nënshkruar themelimin e grupit punues i cili do të bëj analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës, si Agjencion i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufinjve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

Xhandarmëria e Republikës së Kosovës do të forcojë ndjeshëm kapacitetin shtetëror për parandalim, menaxhim dhe neutralizim të kërcënimeve që cënojnë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin territorial të vendit tonë.

Lajme të ngjashme