Sveçla: Urime për Bordin e Përbashkët i Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Jugut, arritje e re - NACIONALE

Sveçla: Urime për Bordin e Përbashkët i Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Jugut, arritje e re

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti Xhelal Sveçla ka uruar qytetarët për “Bordin e Përbashkët” ndërkomunal të Mitrovicës së Veriut dhe Jugut, duke e quajtur “arritje të re”.

Ky hap përbën një moment kyç në drejtim të bashkëveprimit ndërmjet dy komunave, duke synuar tejkalimin e ndarjeve të trashëguara dhe krijimin e një platforme të qëndrueshme për bashkëpunim institucional.

Postimi i plotë:

Sot në Mitrovicë të Veriut u zhvillua takimi i parë i Bordit të Përbashkët të Komunës së Mitrovicës së veriut dhe asaj të jugut, një mekanizëm i ri bashkëpunues që do të udhëhiqet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si përfaqësuese e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ky hap përbën një moment kyç në drejtim të bashkëveprimit ndërmjet dy komunave, duke synuar tejkalimin e ndarjeve të trashëguara dhe krijimin e një platforme të qëndrueshme për bashkëpunim institucional.

Urime të gjithë qytetarëve për këtë arritje të re!

Lajme të ngjashme