Sveçla thotë se MPJ po angazhohet për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu, që u arrestua në Serbi
Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla ka folur për arrestimin dhe paraburgosjen e ish-policit Arbnor Spahiu, që u paraburgos në Serbi, nën akuzën për vrasje të rëndë në Banjskë.
“MPJ është duke u angazhuar që ky qytetar i Republikës së Kosovës të lirohet sa më shpejt dhe këso rastesh të mos ndodhin më”, tha Sveçla para mediave duke hyrë në Kuvend.
I pyetur nga Klan Kosova nëse polici i ndaluar në Serbi, Arbnor Spahiu, ka qenë i angazhuar në Policinë e Kosovës në vitin 2023, Sveçla tha shkurt: “Jo”!
Spahiu po akuzohet për një vepër kinse të kryer me 24 shtator 2023, por që dorëheqjen nga policia e dha në vitin 2022.