Sveçla sot takohet me Sindikatën e Policisë: Pritet të diskutohen kushtet e paraqitura në protestë - NACIONALE

Sveçla sot takohet me Sindikatën e Policisë: Pritet të diskutohen kushtet e paraqitura në protestë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot do të presë në takim Sindikatën e Policisë së Kosovës për të biseduar rreth kushteve të policisë dhe kërkesave që ata kanë parashtruar në protestën e nëntë dhjetorit.

Ky takim pritet të fillojë në ora 11:00.

Kështu ka bërë të ditur të martën për Portalin Dukagjini, Imer Zeqiri, kryetari i kësaj sindikate.

“Po do të kemi një takim me ministrin Sveçla. Do të kemi takim të rregullt rreth kushteve të policisë në përgjithësi dhe sigurisht që do i parashtrojmë edhe kërkesat që i kemi paraqitur në protestë, por në këtë takim do jemi vetëm ne, nuk është NjSI”, ka thënë Zeqiri.

NjSI ka protestuar dy herë qëkur Qeveria propozoi që shtesat për këtë njësi të jenë 150 euro, ndërsa në kërkesë policët kanë thënë se ajo duhet të caktohet në vlerë prej 50 për qind të pagës bazë.

Lajme të ngjashme