Sveçla për Radojçiqin: Është i frikësuar, por s'do të thotë që s'është i rrezikshëm - NACIONALE

Sveçla për Radojçiqin: Është i frikësuar, por s'do të thotë që s'është i rrezikshëm

4 vjet më parë

nga Leonitë Demaku

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur në lidhje me videon e publikuar nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq.

Sveçla ka thënë se ai u fut në territorin e Kosovës, bëri një videoincizim, dhe e publikoi pasi doli në Serbi.

“Ai nuk është në veri, ai është futë në Kosovë. Mos të harrojmë se kemi një vijë shumë të gjatë që ndan Kosovën me Serbinë. Nuk është e pamundur që individë kalojnë në Kosovë. Ka bërë një videoincizim, ka dalë në Serbi dhe pastaj ka dalë videoincizimi, pasi është largu”, ka thënë Sveçla në një intervistë në televizionin publik.

Sveçla tutje ka shtuar se Radojçiq po frikësohet nga situata, derisa shtoi se nuk mendon që “Radojçiq s’është i rrezikshëm”.

“Ai po frikësohet. Është çështje orësh sa ka qëndru në Kosovë. S’po them që nuk është i rrezikshëm se me teknologji e udhëheq grupin e tij edhe nga Serbia... Qëllimi i kësaj videoje nuk ka qenë që të sfidojë institucionet e Kosovës, se nuk sfidohen institucionet me një video në livadh apo kodër, por për të kërcënuar banorët lokalë tanë atje, për t’i bërë të dëgjueshëm prapë ndaj tij dhe grupit të tij”, theksoi Sveçla.

Lajme të ngjashme