Sveçla për liberalizimin e vizave: Të gjitha vendet e BE-së kanë qëndrim pozitiv - NACIONALE

Sveçla për liberalizimin e vizave: Të gjitha vendet e BE-së kanë qëndrim pozitiv

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka treguar se ka një qendrim pozitiv lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një intervistë për A2 CNN, Sveçla tha se përveç Franca, edhe të gjitha vendet e tjera të BE-së kanë një qëndrim pozitiv për Kosovën lidhur me liberalizimin e vizave.

Ai gjithashtu u shpreh se procedurat të cilat po kërkohen janë çështje teknike, për të cilat beson se do të kemi argumente që të mos ketë vonesa në ofrimin e të drejtave të qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë në zonën Shengen.

Unë besoj se shumicën e gjërave me pushtetin e Francës, me autoritetet franceze i kemi sqaruar. Të gjitha argumentet që unë i kam përdorur, kanë qenë të pranueshme nga ata. Tashmë është çështje teknike, këto procedurat, të cilat po kërkohen dhe për të cilat unë besoj se do të kemi argumente që të mos ketë vonesa në ofrimin e të drejtave të qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë në zonën Shengen. Unë jam optimist, se jo vetëm Franca, por edhe të gjitha shtetet e BE-së kanë qëndrim pozitiv në raport me këtë çështje. Besoj se ditëve në vazhdim, ku do të kemi takime, unë do të jem edhe në Pragë, do të sqarohen këto gjëra”, ka thënë Sveçla në një intervistë për A2 CNN.

Lajme të ngjashme