Sveçla njofton se për herë të parë që nga paslufta Policia e Kosovës ka filluar patrullimin ujor në këto pjesë në veri - NACIONALE

Sveçla njofton se për herë të parë që nga paslufta Policia e Kosovës ka filluar patrullimin ujor në këto pjesë në veri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka treguar se për herë të parë që nga paslufta, Policia e Kosovës të enjten ka filluar patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit.

“Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit”, ka shkruar Sveçla.

Tutje ai ka thënë se kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë.

Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës për suksesin e radhës.

Lajme të ngjashme