Sveçla nënshkruan kontratë me Atiqin për shfrytëzimin e kompleksit të objekteve të ish Remont për strehim të viktimave të dhunës në familje - NACIONALE

Sveçla nënshkruan kontratë me Atiqin për shfrytëzimin e kompleksit të objekteve të ish Remont për strehim të viktimave të dhunës në familje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nënshkruar marrëveshje me kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq për shfrytëzimin e kompleksit të objekteve të ish Remont në Mitrovicën e Veriut.

Sipas Sveçlës, këto hapësira janë destinuar për qendër që do të ofrojë përkujdesje dhe strehim për viktimat e dhunës në familje.

Shkrimi i tij:

Me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut Erden Atiq sot nënshkruam kontratën përmes së cilës i hapet rrugë për shfrytëzimit të kompleksit të objekteve të ish Remont në Mitrovicën e Veriut.

Me këtë rast, jam shumë i lumtur që një objekt të këtij kompleksi, bashkë me Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Nënkryetaren e Mitrovicës së Veriut Katarina Adancic, e destinuam për qendër që do të ofrojë përkujdesje dhe strehim për viktimat e dhunës në familje.

Si institucione të të gjitha niveleve nuk do të ndalemi në shtimin dhe avansimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët pa dallim.

Lajme të ngjashme