Sveçla: Në zonën e Dukagjinit kemi dëme të ndryshme nga vërshimet
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një statusi në Facebook ka shkruar për situatën me reshjet e shiut ku në disa komuna të Kosovës pati vërshime.
Sveçla ka njoftuar se janë përballur me vërshime dhe se ekimet e menaxhimit të emergjencave janë në teren.
“Sapo kam pranuar raportin nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave rreth gjendjes së krijuar me ç’rast konfirmohet se në zonën e Dukagjinit kemi dëme të ndryshme nga vërshimet. Momentalisht, situata është duke u menaxhuar dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga Qendrat Emergjente në të gjitha komunat”, ka shkruar Sveçla.
Më tej, ministri ka bërë thirrje tek qyetetarët për “kujdes të shtuar”.
“Përballë kësaj situate të krijuar, ju bëj thirrje të gjithëve për kujdes të shtuar. Qendrat Operative Emergjente janë në detyrë dhe në gjendje gatishmërie andaj ju lus të kontaktoni përmes numrit emergjent 112 rreth çdo vështirësie me të cilën mund të përballeni”, ka thënë Sveçla.
