Sveçla në Konferencën e Sigurisë në Munih - NACIONALE

Sveçla në Konferencën e Sigurisë në Munih

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Brendshëm në detyrë Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se po mer pjesë në Munih, në Konferencën e Sigurisë.

Ai tha se aty theksoi si problem, edhe financimin nga Serbia të grupeve apo indivitëve, me qëllim të kryerjes së akteve terroriste.

E plotë:

Me ftesë të Ministrit Federal të Financave të Gjermanisë Jörg Kukies, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih, sot mora pjesë në ministerialin e katërt me temën mbi financimin e terrorizmit si kërcënim global i sigurisë.

Në fjalën time të rastit theksova angazhimet institucionale të Republikës së Kosovës në fushën e luftimit të terrorizmit dhe financimit të tij.

Me këtë rast, para të pranishmëve potencova edhe sfidën e financimit nga Serbia të grupeve dhe individëve të caktuar, me qëllim të kryerjes së akteve terroriste brenda vendit tonë për të destabilizuar sigurinë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

Shpreha gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me shtetet aleate në këtë betejë të përbashkët e cila përbën rrezik global.

Lajme të ngjashme