Sveçla: Lufta ndaj terrorizmit të çdo lloj forme është prioritet i yni
Ministri i Mbrendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në faqen e tij zyrtare ka shkruar për diskutimin i cili zgjati dy ditë me radhë bashkë me përfaqësues të shumë shteteve.
Diskutimi ishte për rikthimin e shtetasve tanë nga zonat e luftës dhe procesin e rehabilitimit dhe ri-riintegrimit të tyre, u shpalosën edhe sukseset e Republikës së Kosovës.
“Lufta ndaj terrorizmit të çdo lloj forme është prioritet i yni andaj si institucione po punojmë me të gjithë mekanizmat tanë në parandalimin dhe luftimin e tij. Para të pranishmëve kam shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave në këtë proces, në mënyrë që beteja jonë e përbashkët të jetë sa më efikase”, shkruan Sveçla.