Sveçla: Kur Serbia humbet betejat politike, në mungesë argumentesh kthehet te retorika luftnxitëse - NACIONALE

Sveçla: Kur Serbia humbet betejat politike, në mungesë argumentesh kthehet te retorika luftnxitëse

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamjet e veturës në Leposaviq në të cilën Policia e Kosovës sot ka gjetur një mjet të pashpërthyer.

Ai thekson se Serbia përdor retorikën luftarakë për të mbuluar humbjet politike, por shton se kjo strategji po has rezistencë të vazhdueshme.

“Kur Serbia humbet betejat politike, në mungesë argumentesh kthehet te retorika luftnxitëse dhe aktet e dhunës deri në terrorizëm. Tendenca për kontrollin e pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë vazhdon, por çdo ditë me më pak sukses”, ka shkruar Sveçla mes tjerash.

Lajme të ngjashme